Përmbledhje

Bujqësia luan një rol të rëndësishëm në te dy shtetet ,si ne Greqi ashtu edhe ne Shqipëri Prodhimi i kulturave është një aktivitet i rrezikshëm për shkak të pasigurive mbi çmimin e produktit dhe ulje-ngritjet e shpeshta te tij . Studimet kanë treguar, se midis faktorëve që ndikojnë në rendimentin e kulturave, klima është pengesa më e rëndësishme(madhe) për të arritur produktivitetin e lartë gjatë viteve. Rreziku me i larte per te mbjellat eshte kryesisht për shkak të reshjeve të ulëta gjatë fazave, të cilat ndikojne ndjeshem ne kultura por edhe nga temperatura jo e pershtatshme mbi cultura luan nje rol negativ.( psh te ftohtet,ugrica), Klima në mënyrë indirekte ndikon në prodhim, përmes përdorimit të pesticideve. Megjithatë, teknologjia ka evoluar , sistemet e reja të sofistikuara janë zhvilluar dhe ato mund të ofrojnë nje ndihmë të rendesishme dhe me vlere për fermerët. Sistemet e tilla i përdorin të dhënat agroklimatike nga stacionet meterologjike të vendosura në mënyrë strategjike në fusha bujqësore për të siguruar informacion të dobishëm për vendimmarrje operative, të tilla si, fertilizimi, ujitja, dëmtimi nga sëmundjet, oraret e kontrollit, etj njohuri mbi kushtet klimatike gjatë sezonit në rritje gjithashtu siguron informacion të vlefshëm për vlerësimin e prodhimit dhe pritshmerine e zhvillimit te një kulture të veçantë në rajon. Projekti i propozuar ka për qëllim të instaloje dy sisteme të tilla, një në Rajonin e Gjirokastres dhe një në rajonin e Maqedonisë Perëndimore. Vendet specifike do të zgjidhet gjatë zbatimit të projektit. Sistemet e tilla kanë qenë të instaluara me sukses në vende të ndryshme në mbarë botën dhe rezultatet e marra prej impiantimit te ketyre sistemeve tregojne se kjo eshte një zgjidhjeje e mire . Partneri grek, duke qene se eshte marre me studime relevante do të jetë përgjegjës për kerkimet shkencore ,ndersa Partneri shqiptar është organ administrativ i cili do te merret me zhvillimin rural në zonë.
Pritshmerite dhe perfitimet nga instalimi i Sistemit Agrometeorologjike janë:
• kursimet e jashtëzakonshme ne perdorimin e presticideve
• Mbrojtja e produkteve nga ilaci i perdorur me teprice
• Përmirësimi i cilësisë së produkteve bujqësore qe do te kene ndikim edhe ne treg
• Reduktimi i kostove të prodhimit
• Kontrolli efektiv i dëmtuesve te kulturave • Parashikim i plotë dhe i saktë i motit
• Sistem alarmi për kushtet ekstreme të motit(keqesimin e tij)

Grupet sociale të cilat përfitojne ne menyre te drejteperdrejte ose jo nga instalimi i ketij Sistemit jane:
• Fermerët dhe sindikatat
• Agronomët
• Konsulentët Lokale dhe Autoritetet Qeverisese
• Studentët dhe studiuesit