Projekti

Albanian

Normal
0

false
false
false

IT
X-NONE
X-NONE

Titulli: Një sistem I aplikuar Agrometerologjik për mbrojtjen e burimeve mjedisore dhe nje bujqesi sa me optimimale.

Akronim: AGROMETEOROLOGY

Përmbledhje: Bujqësia luan një rol të rëndësishëm në te dy shtetet ,si ne Greqi ashtu edhe ne  Shqipëri Prodhimi i kulturave është një aktivitet i rrezikshëm për shkak të pasigurive mbi çmimin e produktit dhe ulje-ngritjet e shpeshta te tij . Studimet kanë treguar, se midis  faktorëve që ndikojnë në rendimentin e kulturave, klima është pengesa më e rëndësishme(madhe) për të arritur produktivitetin e lartë gjatë viteve. Rreziku me i larte per te mbjellat  eshte kryesisht për shkak të reshjeve të ulëta gjatë fazave, të cilat ndikojne ndjeshem ne  kultura por  edhe nga  temperatura jo e pershtatshme mbi  cultura luan nje rol negativ.( psh te ftohtet,ugrica),  Klima në mënyrë indirekte ndikon në prodhim, përmes përdorimit të pesticideve. Megjithatë,  teknologjia ka  evoluar , sistemet e reja të sofistikuara janë zhvilluar dhe ato  mund të ofrojnë nje ndihmë të rendesishme dhe me vlere  për fermerët. Sistemet e tilla i përdorin të dhënat agroklimatike nga stacionet  meterologjike  të vendosura në mënyrë strategjike në fusha  bujqësore  për të siguruar informacion të dobishëm për vendimmarrje operative, të tilla si, fertilizimi, ujitja, dëmtimi nga  sëmundjet, oraret e kontrollit, etj njohuri mbi kushtet klimatike gjatë sezonit në rritje gjithashtu siguron informacion të vlefshëm për vlerësimin e  prodhimit  dhe pritshmerine e  zhvillimit te një kulture të veçantë në  rajon. Projekti i propozuar ka për qëllim të instaloje  dy sisteme të tilla, një në Rajonin e Gjirokastres  dhe një në rajonin e Maqedonisë Perëndimore. Vendet  specifike do të zgjidhet gjatë zbatimit të projektit. Sistemet e tilla kanë qenë të instaluara  me sukses në vende të ndryshme në mbarë botën dhe rezultatet e marra prej impiantimit te ketyre sistemeve  tregojne se kjo eshte  një zgjidhjeje e mire . Partneri  grek, duke qene se eshte marre me studime relevante do të jetë përgjegjës për kerkimet  shkencore ,ndersa Partneri shqiptar është organ administrativ i cili  do te merret me zhvillimin rural në zonë.

Pritshmerite dhe perfitimet  nga instalimi i Sistemit  Agrometeorologjike janë:

 • kursimet e jashtëzakonshme ne perdorimin e presticideve

 • Mbrojtja e produkteve nga ilaci i perdorur me teprice

 • Përmirësimi i cilësisë së produkteve bujqësore  qe do te kene ndikim edhe ne treg

 • Reduktimi i kostove të prodhimit

 • Kontrolli efektiv i dëmtuesve te  kulturave

 • Parashikim i  plotë dhe i saktë i motit

 • Sistem alarmi për kushtet ekstreme të motit (keqesimin e tij)

  Grupet sociale të cilat përfitojne ne menyre te drejteperdrejte ose jo  nga instalimi i ketij Sistemit jane:

 • Fermerët dhe sindikatat

 • Agronomët

 • Konsulentët Lokale dhe Autoritetet Qeverisese

 • Studentët dhe studiuesit